Civici: Konflikti politik, shkak i tranzicionit

27/12/2010 21:55

Eksperti i cështjeve ekonomike, Adrian Civici ka deklaruar se përplasjet politike kanë vonuar zhvillimin e Shqipërisë.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Civici është shprehur se mungesa e një kompromisi ka bërë që qytetarët shqitparë të vuajnë pasojat.

“Ka pasur shumë përplasje politike dhe për këtë tranzicioni në Shqipëri ka qenë shumë i gjatë. Kompromisi tek në ka munguar. Për shembull, na është dashur shumë kohë për të hartuar Kushtetutën”, ka pohuar Civici.

Sipas tij, tranzicioni në Shqipëri është zgjatur për shkak të prirjeve partiake dhe politikanëve amatorë, të cilët nuk kanë formimin e duhur.

“Kur flitet për një demokraci ka 3 elementë, shteti, pushteti dhe partitë. Ne jemi një vend ku mbizotëron partia, sepse ato janë pushteti dhe janë gjithcka”, ka nënvizuar Civici.

“Kompromisi politik është një nevojë që ka shoqëria shqiptare sot. Politika është profesion dhe për këtë duhen politikanë të aftë”, ka shtuar ai.

Top Channel