Mat, izolohen disa fshatra

26/12/2010 17:55

Banorët e komunave Macukull dhe Derjan në rrethin e Matit që prej dy javësh kanë mbetur të bllokuar, për shkak të shëmbjes se një segmenti të vogël rrugor, që i lidh ata me rrugën nacionale.

Si pasojë, banorët nuk mund të marrin furnizime ushqimore, në prag të festave, ndërsa nuk kanë as mundësi të transportojnë të sëmurët.

Deputeti i zonës, socialisti Qemal Minxhozi ka kërkuar ndaj qeverisë që të zgjidhë në mënyrë emergjente situatën në të kundërt banorët do të përballen me probleme serioze.

Sipas krerëve të dy komunave, janë në pritje makinat e ushtrisë për rehabilitimin e kësaj rruge.

Top Channel