Aksidenti në Elbasan-Peqin, rëndohet bilanci

26/12/2010 19:45

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Peqinin në orët e pasdites së dielë. Një 22 vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve në këtë aks rrugor, ndërroi jetë në spital. (UPDATE)

Agim Salliu 40 vjeç Bernarda Dibra 18 vjeç dhe Alban Hokja, 22 vjeç qe ndërroi jetë në spital, janë personat që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes fatale mes një makine tip Volkswagen më një një tjetër mjet tip Opel.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë, Klodian Kreca 30 vjeç, Sanie Salliu 50 vjeç, Orion Salliu 21 vjeç dhe Oriona Balla 19 vjeç.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë që dyshimet e para mbeten ato të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe e terrenit të rrëshqitshëm të rrugës si pasojë e reshjeve të shiut.

Ky ishte aksidenti i katërt brenda 24 orëve të fundit, që përgjak edhe më tej rrugët shqiptare në këto ditë festash duke çuar në 8 numrin e viktimave.

Top Channel