Devoll, rishfaqen maskat, një i plagosur

23/12/2010 09:45

Disa persona të armatosur dhe me maska kanë tentuar të hyjnë në një banesë në Devoll.

Grabitësit janë përleshur me familjarët, duke lënë të plagosur shtetasin Petraq Miholli.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve të ngjarjes, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel