Tiranë, përurohet Qendra e Biznesit

21/12/2010 12:50

Është inauguruar sot në Tiranë, Qendra e Zhvillimit të Biznesit, një projekt ky i mbështetur nga bashkia e kryeqytetit.

I pranishëm në ceremoni, kryebashkiaku Edi Rama është shprehur se me këtë qendër është realizuar një prej objektivave për kthimin e Tiranës në një qytet evropian.

“Bëmë realitet ambicjen tonë. Kemi krijuar një hapësirë evropiane për të mirëpritur qytetarët. Tirana ndryshon falë taksave të qytetarëve dhe kontributit të sipërmarrësve. Taksat dhe kontributet shërbejnë për një Tiranë më të pastër, më të gjelbër dhe më evropiane”, ka deklaruar Rama.

Top Channel