Marty, Meta: Raport mbi paragjykime

19/12/2010 15:25

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, i është drejtuar kuvendit të Partisë Demokratike të presidentit Boris Tadic me mesazhe për një të ardhme evropiane dhe fqinjësi të mirë në kohën kur në mediat serbe flitet më së shumti për shqiptarët.

Meta, me ftesën e Tadic, ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të demokratëve dhe nuk ka shpëtuar pa u pyetur për raportin e Dick Marty lidhur me historinë e tregtisë e organeve nga pjesëtarët e UCK-ë të kryesuar nga Hashim Thaci.

“Qëndrimi im ka qenë i qartë që ky raport është i ndërtuar mbi paragjykime dhe fiksime. Në të kaluarën janë bërë investigime dhe akuza të tilla kanë rezultuar të pabaza. Tani na mbetet vetëm bashkëpunimi për të ardhmen evropiane”, ka deklaruar Meta.

Meta ka thënë se nga vizita e tij e muajit mars në cilësinë e ministrit të Jashtëm tani situata ka ndryshuar dhe marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë intensifikuar.

Sipas tij, tani pritet të nënshkruhen edhe 11 marrëveshje të ndryshme mes të dyja vendeve. Ndërkaq, më nuk ka as viza.

Është folur për krimin e organizuar, për luftën e përbashkët dhe për bashkëpunimin ekonomik. Ende pritet të hapet një linjë e avionit Tiranë-Beograd, ndërkaq Shqipërinë për vizat e kanë uruar edhe zëvendëskryeministrat Bozhidar Gjellic dhe Ivica Dacic. Ndërkohë, Meta ka takuar edhe kryeministrin Mirko Cvetkovic.

Gjatë tre muajve të ardhshëm Shqipërinë pritet ta vizitojnë tre zyrtarë të lartë serbë, ndërsa presidenti Tadic ka premtuar se gjëja e parë që do të bëjë pas shërimit të këmbës është të vizitojë Tiranën.

Top Channel