PBDNJ, akuza Berishës

18/12/2010 20:20

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mblodhi konferencën e Tiranës, ku veç çështjeve organizative, u diskutua edhe aktualiteti politik.

Kryetari Vangjel Dule akuzoi qeverinë se po feston për lëvizjen pa viza, ndërkohë që në lëmin e integrimit, Shqipëria ka mbetur në klasë.

Po ashtu, kryetari i PBDNJ-së akuzoi kryeministrin Berisha se po përçan përfaqësuesit e minoritetit grek, duke i ofruar poste shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Drejtoritë e saj.

Sipas zotit Dule, përfaqësuesit e vërtetë të minoritetit grek nuk do t’i dorëzohen kësaj politike, duke konfirmuar qëndrimin në opozitë të PBDNJ-së.

Top Channel