Aksident rrugor, humb jetën 45-vjecari

18/12/2010 09:35

Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Tiranë i ka marrë jetën një 45-vjecari.

Sipas informacioneve të fundit, aksidenti ka ndodhur në urën e Drinit, ku makina e drejtuar nga viktima është përplasur nga një betonierë.

Për pasojë, shoferi i veturës me targa kosovare, Kolë Gjoni ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërkohë që dy vetë që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë lokale, ata janë Fatjon dhe Marsel Gjoni, të afërm të 45-vjecarit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

 

Top Channel