Autobusë të rinj për linjën e porcelanit

16/12/2010 16:45

Linja e shërbimit urban që të con nga qendra në Porcelan në Tiranë do të
ketë tashme autobuse te rinj sikunder jane vendosur per linjen e
unazes.

Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama premton brenda muajit mars te vitit qe vjen do te behet rinovimi  teresor i parkut  te mjeteve ne kete linje duke vene ne dispozicion te qytetareve 10 autobuse te rinj.

“E gjithë kjo reformë rrenjesore e nisur vit me pare do te kurorezohet muajin e ardhshem me nje flote autobusesh te standardeve te sotme europiane fale një projekti qe u provua si nje projekt i suksesshem edhe pse ne fillim pati droje dhe skepticizem. Gjatë  vitit te ri te gjithe autobuset ne kryeqytet do te jene autobuse te rinj”, u shpreh Rama.

Bashkia e Tiranes se bashku me operatoret e transportit publik kane gati nje plan masash  per nderhyrje ne sherbim e transportit publik, i cili pritet te permiresoje dukshem shpejtesine e levizjes dhe frekuencen e tyre, kushtet e sherbimit per qytetaret e te tjera.

Top Channel