Kakavijë, regjistrohen kalimet e para pa viza

15/12/2010 01:35

Në doganën e Kakavijës në Gjirokastër, janë regjistruar shtetasit e parë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar vetëm me pasaportë biometrike për në Greqi.

Sipas korespondentes së Top Channel nga dogana jugore e vendit, Kristina Fidhi, dy shqiptarë nga Lezha kanë kaluar traun kufitar pa asnjë problem ndërkohë që është regjistruar edhe një rast tjetër aspak i këndshëm, kur një 63 vjeçar nga Shkodra ka tentuar kalimin e kufirit me pasaportë biometrike në orën 23:01 (00:01 ora lokale greke), por është kthyer mbrapsht me argumentimin se atij i mungonte siguracioni i jetës.

Njoftohet se fluksi në këtë doganë është normal, ndërkohë që doganierët grekë kanë paralajmëruar një grevë e cila pritet të nisë në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Top Channel