Daragjat, në mes të ujit dhe te harruar

14/12/2010 15:00

Në zonat e Nënshkodrës ende është në rrezik. Udhëtimi me varkë në
fshatin Daragjat eshte i rrezikshem per shkak se i gjithe fshati eshte
perfshire nga rrjedhja e lumit Drin. Thellesia e ujit eshte nje meter.

Shtëpia e Preç Jubani, vijon të mbetet e përmbytur. Kryefamiljari jeton duke rritur bagetite te cilat i ka shpetuar duke i strehuar ne shtepine e tij. Orendite jane shkaterruar plotesisht dhe prej dy javesh familja eshte ne kushtet e mbijeteses.

Te gjitha shtepite e fshatit jane ne te njejten gjendje. Ata mbroheshin nga nje argjinature e vjeter e cila u shkaterrua dhe u ndertua e reja, nuk arriti të përmbante vrullin e ujit.

Fshati Daragjat jeton me bujqesi dhe blektori. Ne ujërat e permbytjes shihen kafshet e ngordhura, ndersa banoret tani mendojne vetem per mbijetesen. Te mesuar prej 15 ditesh me ujin ata thone se problem tani eshte i ftohti.

Naten Daragjati zhduket teresisht ne erresire per shkak se nuk ka me energji elektrike dhe askush nuk leviz me ne rrjedhen e lumit qe ka pushtuar gjithcka.

Top Channel