Emigrantët, shërbim të ri për sigurimet

13/12/2010 20:10

Emigrantët shqiptarë që i kanë paguar sigurimet shoqërore gjatë kohës që punonin në Shqipëri, mund t’i përfitojnë.

Por jo vetëm kaq, por nëpërmjet skemës së kontributit vullnetar ata mund t’i pasurojnë. Rolin e agjentëve për derdhjen e sigurimeve shoqërore vullnetare, tani do ta luajnë përfaqësitë tona diplomatike.

Marrëveshjen e arritur për këtë qëllim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme përsa i takon përmirësimit të shërbimeve që qeveria shqiptare i ofron emigrantëve shqiptarë”, ka deklaruar Haxhinasto.

Sipas drejtoreshës së ISSH-së, ky shërbim do të jetë për më tepër falas. “Ky shërbim është falas dhe rolin e agjentëve të sigurimeve do ta luajnë përfaqësitë tona diplomatike”, ka deklaruar Evelina Koldashi.

Top Channel