Të majtët, platformë për zgjedhje të dyfishta

12/12/2010 10:00

Nis të dalë në sipërfaqe aksioni më i ri politik i Partisë Socialiste. Pas anëtarit të Kryesisë së PS-së, Pandeli Majko, aleati i selisë rozë, Paskal Milo ka bërë me dije dje, se më 8 maj 2011 do të ketë dy palë zgjedhje.

Zhvillimi në të njëjtën kohë i zgjedhjeve lokale me zgjedhjet e përgjithshme duket se do të jetë strategjia e të majtës, e cila është duke përgatitur edhe platformën qeveritare, krahas asaj të zgjedhjeve të pushtetit lokal.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale, brenda 8 majit të vitit 2011 mund të mos jenë vetëm lokale, por edhe parlamentare. Opozitës i duhet një platformë alternative qeverisës”, – tha Paskal Milo. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo një ndër eksponentët e opozitës së bashkuar, artikuloi idenë e zgjedhjeve të dyfishta në 8 maj. Sipas tij, të majtët duhet të kenë gati platformën qeverisëse, pasi të dielën e zgjedhjeve lokale mund të mbahen dhe ato të përgjithshme.

Top Channel