Kukës, shemben 15 shtëpi

10/12/2010 16:10

Reshjet e shiut te rëna gjatë dy javëve të fundit shkaktuan dëmtimin e 15 shtëpive në komunen Ujmisht të Kukësit.

5 prej te cilave teper te rrezikshme per banim pasi toka ka levizur e gjitha dhe çarjet jane shfaqur ne te gjitha pjeset e shtepise.

Banesat po shkojne drejt shembjes nga momenti ne momente nderkohe banoret nuk kane asnje mundesi financiare por t’u shperngulur me forcat e veta ne qendra te tjera banimi.

Reshjet e medha te shiut kan demtuar edhe tre urat lidhese te kesaj komune duke sjelle nje izolim te fshatrave me qendrat e tjera te banimit.

Top Channel