Topi pret në Presidencë Selamin

09/12/2010 14:15

Presidenti Bamir Topi zhvilloi sot paradite në Presidencë një takim me një nga pjesëmarrësit e lëvizjes studentore dhe ish-drejtuesin e lartë të Partisë Demokratike, zotin Eduard Selami.

Sipas njoftimit të presidencës, bashkëbiseduesit folën për gjendjen emergjente në Shkodër, shkëmbyen mendime dhe pikëpamje mbi rrjedhën dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit, si dhe folën për forcimin e institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës.

Selami ndodhet në Shqipëri me rastin e 20-vjetorit të fillimi të Lëvizjes Studentore më 8 Dhjetor 1990.

Top Channel