Gjadër, Topi takon ushtarakët

09/12/2010 19:35

Presidenti Bamir Topi ka inspektuar nga afër bazën ushtarake në Gjader, nga ku po kryhen një sërë misionesh në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura.

Presidenti është takuar me ushatrakët, ndërsa një përshëndetje shumë të vecantë ka rezervuar për forcat që po asistojnë nga Greqia dhe Turqia.

“Konstatoj se falë këtij organizimi është krijuar një bazë e rezervave ushqimore. Helikopterët dhe mjetet e tjera të transportit po punojnë pa pushim. Falë këtij përkushtimi situata do të kalohet me sukses dhe jam i bindur se pas këtyre emergjencave do të ketë një projekt të qartë për t’i paraprirë me profesionalizëm cdo situate në të ardhmen”, ka deklaruar Topi.

Top Channel