Udhëtim në ferrin e përmbytjeve

08/12/2010 15:15

REPORTAZH- Udhëtimi nga qyteti i Shkodrës drejt zonave më të izoluara të komunes së Dajcit zgjat mbi 1 ore. Pjesa më e vështire mbetet lundrimi në Bune, i cili është i pamundur nëse varka nuk ka një motor të fuqishëm e mbi të gjitha një drejtues ekspert që i njeh mire këto anë.

Gjate rruges dallohen nje pjese e mire e fshatrave te permbytur, me shtepite qe duken si te mbira mes ujit. Oboti , Shirgji e keshtu me radhe jane plotesisht nen uje.

E  gjithe zona qe i perngjan me shume nje liqeni ne fakt eshte pjesa hyrese e fshatit Samrish te Dajcit. Permbytja ka permasa katastrofike ku niveli i ujit ka arritur ne rreth 1  meter e 50 – 1 meter e 60 centimetra. Dhjetëra shtepi jane krejtesisht nen uje ndersa te tjerat qe kane nje pozicion me te favorshem jane kthyer ne ishuj per banoret qe nuk kane pranuar te evakuohen.

Fshati ofron skena rrenqethese ku vec banoreve te ngujuar ne katet e larta te shtepive, mund te degjosh britmat e kafsheve, te cilat ashtu si njerezit kerkojne te mbijetojne ne kete realitet te rende.

Vendi i izoluar ku ndodhet fshati ka bere qe banoret te kene edhe me pak vemendje nga ana e strukturave perkatese. Shumica e tyre nuk largohen pasi me keto shtepi e kafshe kane te lidhur jeten e tyre.

Uji ka zaptuar gjithcka duke e kthyer samrishin ne nje vend ku eshte e veshtire te gjesh qofte edhe nje pellembe toke mbi uje.

Vetem nje pjese e argjinatures ka mundur t’i shpetoje vrrullit te Bunes, pjesa tjeter eshte shkaterruar plotesisht duke u derdhur lirshem mbi fshat.

Ne kete sheshbeteje, fshati Samrish ka humbur ne menyre tragjike luften me ujin, forca shkaterruese e te cilit ka qene e pameshirshme, duke mos bere dallim mes njeriut dhe zotit

Tashme e keqja e ka prekur fundin dhe banoret vetem shpresojne qe kjo situate te permiresohet.

Per shkodranet e traditave ne qytet apo ne zonen e Nenshkodres sot ka me shume rendesi te mbijetojne perballe kesaj fatkeqesie qe i ka goditur plot pese here brenda nje viti.

Te mbijetojne ne kete dhjetor te veshtire duke rrumbullakosur fort ne kalendar 2010 si vitin qe nuk do te donin te perseritej me kurre.

Top Channel