Policia, patrullim me varka

08/12/2010 15:30

E ndersa Shkodra ndodhet në emergjencë, situata ka mobilizuar si policine dhe ushtrine. Nje stacion autobusesh i permbytur tashme eshte kthyer ne piken nga ku nisen dhe mberrijne varkat, edhe ato te policise qe krahas ndihmes punojne edhe per ruajtjen e rendit.

Drejtori i Përgjithshem i Policise se shtetit Hysni Burgaj deklaron per Top Channel trefishimin e forcave te policise ne qarkun e Shkodres, me efektive te thirrur nga te gjitha rrethet dhe strukturat.

Disa qindra metra me larg, stadiumi “Loro Borici” eshte kthyer ne nje fushe nga ku koordinohen operacionet e furnizimit me ushqime dhe uje per fshatrat nen uje, Velipojen dhe lagjet e Shkodres. Shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral Maksim Malaj konfirmon pranine  e 950 Forcave te Armatosura derisa situata te perfundoje

“Aktualisht kemi 950 forca 120 mjete qe jane thirrur për  të përballuar gjendjen. Forcat e Armatosura do të qëndrojnë në zonë për operacione, deri kur gjendja të jetë normalizuar”, tha Malaj.

Ana tjeter lundimi me varka edhe fushat e  fshatrave  te izoluar eshte kthyer ne nje rutine te dhimbshme e qe ende s’dihet kur perfundon.

Top Channel