Pahor: Mbështetje në rrugën e integrimit

08/12/2010 19:05

Kryeministri i Sllovenise, Bahut Pahor, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë ka siguruar autoritetet më të larta shqiptare se Sllovenia, si vend anëtar i Bashkimit Europian, mbështet plotësisht zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, kryeministri slloven nuk ka mohuar faktin se, aktualisht Këshilli Europian, për shkak të vështirësive ekonomike në eurozonë, nuk ka në axhendë diskutimin e cështjes së zgjerimit, megjithë një kërkesë të hershme të Sllovenisë.

Kryeministri Pahor ka inkurajuar autoritetet shqiptare që të bëjnë sa më shumë progres në përmbushjen e standarteve të këkruara për integrimin europian, në mënyrë që vendi të jetë në një situatë sa më të mirë kur të diskutohet cështja e zgjerimit.

Pahor e ka konsideruar liberalizimin e vizave për Shqipërinë si një proces jo vetëm të merituar, por edhe si një hap drejt integrimit europian. Vizita e kryeministrit Bahut Pahor u zhvillua me rastin e hapjes se ambasadës së Sllovenisë në Tiranë.

Top Channel