Kryqëzimi i konsumatorit

08/12/2010 16:20

Një ditë më parë,Enti Rregullator miratoi cmimet e reja të energjisë për vitin 2011 edhe ky një vit zgjedhor.

Edhe këtë herë vendimi i ERE-s, ndoqi tendencën historike duke mos i rritur cmimet fundore përpara zgjedhjeve. Por edhe këtë vit ashtu si në 2009, cmimi fundor i energjisë nuk paraqet plotësisht të vërtetën. Edhe pse nuk i rriti cmimet për konsumatorët dhe biznesin, barra e vendimit të entit bie sërish mbi ta, duke tkurrur të ardhurat e KESH, e cila është një kompani që zotërohet nga publiku.

Në vitin 2010 prodhimi i KESH llogaritet rreth 7.3 mmiliardë kilovat orë, që do të thotë se nëse prodhimi për vitin tjetër do të jetë sërish në këtë nivel, ulja e cmimit me 0.56 lekë për kilovat orë i shkakton KESH një humbje prej 4 miliardë lekësh.

Tashmë këto 4 miliardë që do i mungojnë arkës së KESH apo buxhetit do të shkojnë si fitime për CEZ. E thënë ndryshe me të njëtin prodhim energjie më të njëtin konsum, dhe me të njëtat cmime finale si ato të këtij viti, CEZ do të ketë vitin e ardhshëm 4 miliardë lekë më shumë në arkën e saj. Tregu i energjisë në shpërndarje ka një qarkullim vjetor prej gati 40 miliardë lekësh, cka do të thotë se 4 miliardë lekë shtesë janë praktikisht një rritje indirekte e cmimit me 10 për qind ne menyre te fshehur duke i plotesuar keshtu kerkesen CEZ per rritje cmimi.  

Enti tha se cmimi nuk do te rritet por Enti nuk u pergjigje nese cmim final per konsumatoret edhe mund te ulej duke e lene keshtu qyetarin, qe edhe kur ka prodhim vendas te larte te energjise elektrike ai te kete vetem dy alterantiva ose te paguaje me cmimin te pandryshuar ose me te larte.

 

Top Channel