Cmimi i energjisë nuk rritet në vitet zgjedhore

08/12/2010 16:10

Të dhënat historike tregojnë se më shumë se sa ecuria e prodhimit apo situata hidrike kurba e cmimit të energjisë elektrike, përcaktohet nga një tjetër faktor, që është ai i viteve zgjedhore.

Të dhënat tregojnë se, në vitet që Shqipëria ka zgjedhje, cmimi i energjisë nuk preket. Madje në disa raste si ai i vitit 2007, tarifat ulen. Përjashtim nga kjo tendecë bën vetëm viti 2009, ku cmimi i energjisë u rrit nga 8.06 në 8.38 lekë për kilovat orë. Por edhe në këtë rast rritja e cmimit mesatar nuk i preku as familjarët as biznesin, pasi qeveria ia ngarkoi barrën vetes së saj duke rritur fort tarifat për institucionet buxhetore dhe duke mos i prekur fare konsumatorët familjarë.

Por menjëherë pasi zgjedhjet e 2009-ës u arkivuan, vitin pasardhës atë të 2010-s cmimi i energjisë mori një tjetër kolpo duke u rritur me 13.5 për qind. Këtë herë rritja nuk kurseu as familjarët as biznesin, tarifat e të cilëve u rritën respektivisht me 10 dhe 10.5 për qind.

Top Channel