Berat, vritet pranë komisariatit një person

08/12/2010 18:30

Një sëri të shtënash armësh zjarri janë verifikuar pasditen e sotme pranë një komisariati policie në qytetin e Beratit, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një person.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është shtetasi Avdyl Kondi, i cili ka mbetur i vrarë në vend.

Sipas të njëjtave burime, nga të shtënat një person tjetër, 32-vjecari Aurel Qerja, ka mbetur i plagosur.

Burimet shtojnë më tej se shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, por agjentët e anti-krimit kanë nisur hetimet për zbardhjen e tyre.

Top Channel