Vendimi i ERE-s, Meta: Mbrohet konsumatori

07/12/2010 15:10

Ministri i Energjitikës, Ilir Meta doli në konferencë shtypi dhe foli në lidhje me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për cmimin e energjisë elektrike.

Sipas Metës, vendimi i ERE-s merr parasysh kërkesat e konsumatorëve familjare dhe tregon integritetin e Entit.

“Mbrojtja e interesave të konsumatorit do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë”, tha Meta.

Numri dy i qeverisë, duke folur për gjendjen e fundit të krijuar nga përmbytjet deklaroi se situata është e vështirë në të gjithë rajonin.

“Shkarkimet nga hidrocentralet kanë qenë të detyrueshme dhe janë bërë konform rregullores. Ato nuk kanë qenë faktor në situatën e përmbytjeve”, tha Meta.

Top Channel