Përmbytjet, KESH paguan 300 milionë lekë

07/12/2010 09:15

Qeveria shqiptare ia faturon KESH-it dëmin në veri të vendit duke i kërkuar të paguajë 300 milionë lekë ose 3 milionë dollarë në shërbim të shtabit të emergjencave.

Vendimi ëhstë marrë më 1 dhjetor, në ditën kur u krijua shtabi dhe mënyra e funksionimit të tij, si dhe procedura që duhet të djekë drejtoria e emergjencave civili.

Piëkrisht për këtë njësi, që varet nga ministria e brendshme dhe që po menaxhon situatën në zonën e Shkodrës, KESH do të kalojë për llogari të saj shumën e 300 milionë lekëve.

Ashtu si dhë në vitin e kaluar, kur korporata e detyruar të jepte rreth 7 milionë dollarë, si pasojë e shkarkimeve që shkaktuan përmbytjet, edhe për dëmtimet e fundit, do të jetë sërish korporata ajo që paguan faturat.

Top Channel