Italia dërgon të tjera ndihma

07/12/2010 20:50

Ndihmat që mbërritën ditën e hënë në portin e Durrësit nuk janë të vetmet nga Italia, gjatë natës pritet të udhëtojnë nga Bari drejt Durrësit materiale të tjera për ndihmë të popullatës së përmbytur.

Rrethi i Puglias në bashkëpunim me mbrojtjen civile kombëtare këtë herë do të çojë edhe pesë specialistë të emergjencave.

Janë përgatitur dy automjete fuoristradë të pajisura me sisteme telekomunikimi, motopompë, rimorkio, shtretër që përdoren nëpër çadra, sisteme ndriçimi, gjeneratorë, dylbi, prozhektorë dhe pajisje të tjera për emergjencat.

Top Channel