Vasili, mbledhje mjekëve për situatën në Shkodër

06/12/2010 09:50

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka zhvilluar një mbledhje me mjekët e QSUT për situatën në Shkodër.

Vasili është shprehur se “në rast nevoje, 200 mjekë nga QSUT do të shkojnë në Shkodër”.

Gjithashtu, ministri Vasili ka theksuar se në gadishmëri “do të jenë edhe mjekë nga spitali i Elbasanit dhe i Durrësit”.

Aktualisht situata po përballohet nga mjekët e Shkodrës, por në rast urgjence do nevojiten specialistë.

Top Channel