Shkodër, liqeni tërhiqet 12 centimetra

06/12/2010 15:00

Ndërprerja e reshjeve dhe ulja e shkarkimeve nga Vau i Dejës kanë sjellë një përmirësim të vogël të situatës në Shkodër.

Ujërat ne Harkun e Berdices nuk jane me te shumta dhe aty, sipas Ministrise se Transporteve mund te kalohet me mjete.  Ndersa ne qytet uji nuk ka pasur tendence rritje si ditet me pare madje ne disa zona te qytetit niveli ujit ka pesuar renie. Raportohet se ka nje ulje per 12 centimetrash, e cila eshte shume pak per nivelin e larte qe ka krijuar ne rruget e qytetit.

Sipas burimeve nga KESH, nga hidrocentrali Fierzes shkarkohen 1060 meter kub ne sekonde dhe niveli eshte 291.55 metra. Nga Komani shkarkohen 1300 metra kub ne sekonde dhe niveli eshte 169.93 metra dhe ne Vaun e Dejes shkarkohen 1428 metra kub uje ne sekonde.

Nderkohe jane te permbytura 14 mije e 130 hektare toke. 4 mije e 610 shtepi jane mbuluar nga uji. Ndersa numri i te evakuuarve eshte 12 mije e 100 persona.

Ministria e Transporteve raporton se hyrja për në Shkodër, për mjetet e vogla dhe të mesme bëhet nga një rrugë sipër kalasë, është vendosur sinjalistika përkatëse që tregon këtë rrugë. Kthesa e Tamares Dogana e Hantit te Hotit eshte i bllokuar. Rruga e Shirokes eshte e bllokuar. Aksi Shengjin-Kune i bllokuar. Aksi Bajram Curri – Fierzë me një kalim.Nga nyja asfaltit në Ulëz rruga është e kalueshme. Nga Ulza deri tek Ura Skurajt në vende të ndryshme me nje kalim. Ura Çerenecit me një kalim. Aksi rrugor Lushnje –Fier është bërë i kalueshem për mjetet e larta, trafiku për mjetet e vogla nga aksi i vjetër.

Top Channel