Shkodër, reshje të dobëta në disa zona

06/12/2010 10:45

Serish regjistrohen reshje shiu në qarkun e Shkodrës, ndonëse janë me intensitet të dobët.

Sipas informacioneve të fundit nga ky qytet në veriperëndim të vendit, prezenca e ujit vazhdon të jetë në nivele të larta në zonat më të rënduara, ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me mjete lundruese.

Të bllokuara mbeten tërësisht dy pikat turistike të Shirokës dhe të Zogajve. Ndërkohë në zonën e Nënshkodrës më problematike situata mbetet në Dajc, Ana e Malit dhe Trush dhe komunikimi me këto komuna realizohet vetëm përmes varkave dhe helikopterëve.

Top Channel