Shkencat, bojkotohet mësimi

06/12/2010 16:40

Pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kane braktisur auditoret për më shumë se një orë. Bojkoti i mesimit do te vijoje derisa, Ministria e Arsimit t’u paguaje pagat per muajin nentor.

Stafi akademik i ketij Fakulteti ka kerkuar me force qe te rivendoset edhe shtesa e pages mbi bazen e demshmerise te shendetit ne pune.

Pedagoget kane hartuar edhe nje peticion, permes te cilit kundershtojne skemen e financimit te propozuar nga qeveria dhe kerkojne qe para procesit te rankimit te kryhet akreditimi i universiteteve. Keto kerkesa pak dite me pare u mbeshteten edhe nga Senati i Universitetit te Tiranes.

Fakulteti i Shkencave te Natyres ka paralajmeruar pershkallezimin e kesaj greve nese deri me date 9 dhjetor, nese Ministria e Arsimit nuk do te marre asnje mase.

Top Channel