Përmbytjet në Maliq, më pak hektarë nën ujë

06/12/2010 13:00

Harta e përmbytjeve në fushën e Maliqit është tkurrur, tashmë bëhet fjalë për 1 mije hektarë toke bujqësore, e përmbytur në tre komuna pikërisht në Libonik, Pirg edhe Vreshtas.

Niveli i ujit eshte i larte ku ne disa zona arrin deri ne 3 metra dhe e ben te pamunduren nderhyrjen per hapjen e kanaleve kulluese apo edhe riparimin e kolektorit te fshatit Sovjan.

Situata vijon te jete kritike edhe per lumin Devoll i cili vijon te jete i tejfryre edhe nje perkeqesim i motit dhe rifillimi i reshjeve do e bente situaten ne kete zone mjaft kritike, ku kesaj here vershimi i tij do te perfshinte edhe banesa.

E ndersa panorama ne fushen e Maliqit ofron qindra hektare toke nen uje dhe shtabi i emergjencave civile ne prefekturen e Korces raporton nje situate nen kontroll ndersa banoret e tokave te permbytura, kerkojne demshperblim.

Top Channel