Topalli: PS nuk votoi buxhetin

05/12/2010 20:20

Pas deklaratë së zotit Rama në Top Channel për rishikimin e buxhetit, ka reaguar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Zonja Topalli la të kuptohet se nuk do të ketë kthim të buxhetit në Kuvend. Ajo akuzoi socialistët se nuk e votuan buxhetin në parlament.

“Përpara 2 ditësh kur Kuvendi i Shqipërisë ishte mbledhur për të diskutuar buxhetin e shtetit të 2011, ishin parashikuar shumë investime për Qarkun e Shkodrës, ashtu si dhe për gjithë Shqipërinë. Më dukej gati e pabesueshme që zoti Edi Rama të urdhëronte deputetët e Partisë Socialiste që të iknin nga salla dhe të mos votonin për këto fshatra të përmbytura, për këtë qark në vështirësi. Në fakt në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur kurrë që një pjesë e rëndësishme e saj është nën ujë dhe kryetari i një formacioni të rëndësishëm politik të shkojë në Pogradec e të flasë sërish për kutitë”, deklaroi Topalli.

Top Channel