Shkodra ende njësh me ujin

05/12/2010 15:00

Ndërsa situata duket se ka nisur të përmisohet pasi ka ulje të shkarkimeve nga hidrocentralet, në  mëngjezin e sotëm Shkodra është gdhirë duke u lutur.

Arqipeshkvia e Shkodrës meshën e sotme ia ka kushtuae lutjeve ndaj Zotit për shpëtimin e Shkodrës nga përmbytjet dhe i është drejtuar njerëzve që të tregohen humanitarë e të mos u marrin lekë për të transportuar me varka.

Ndërsa e gjithë Shkodra po mban sytë nga uji, një dritë shprese duket se ka bërë optimist shkodranët me hapjen e kohës.

Tek Harku i Bërdicës, ku një ditë më parë niveli ujit ka qenë mbi një metër, sot niveli i ujit në rrugë është  rreth 30 cm, pamjet tregojnë për një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit.
 
Ndërsa në qytet uji nuk ka pasur tendecë rritje si ditët më parë madje në disa zona të qytetit niveli ujit ka pësuar rënie, por sipas peshkatarëve të vjetër në qytet uji do lagohet më me vështirësi se në zonën e Nënshkodrës pasi rrjedha e Bunës është shumë më e dobët se ajo e Drinit.
 
Por tepër shqetësuese duket situata e higjenës, ku qyteti dhe Nënshkodra rrezikojnë të përballem me një emergjencë mjedisore pasi ujërat e zeza dhe karburanti që del nga pikat e përmbytura të karburanteve ka ndotur rrezikshëm mjedisin.

Top Channel