MPPT publikon akset e rrugore të pakalueshme

05/12/2010 17:05

Në një njoftim për shtyp Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve bën të ditur akset rrugore ku drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes.

Në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, në vendin e quajtur Arrëz Miliska, qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi. Për në Shkodër qarkullimi bëhet vetëm nga Mjeda, ndërsa për në Muriqan vetëm me mjetet e ushtrisë. Rruga për  Shirokë është e bllokuar. Segmenti Peshkopi – Muhurr vazhdon të jetë i   bllokuar. Nga Burreli në Milot në 30-40 vende, kanë ndodhur shkarje dhe rruga është me një kalim. Në Bulqizë kalohet përmes qytetit pasi unaza vazhdon të jetë e përmbytur. Në segmentin rrugor Cerrik-Gramsh, është përmbytur Ura e Banjës. Ky aks vazhdon të jetë i përmbytur, dhe i bllokuar.

Në aksin Vlorë -Selenicë në vendin e quajtur Bishti i Malit lumi Vjosë ka përmbytur rrugën duke bërë të pamundur qarkullimin. Në pjesën fundore të aksit rrugor Lushnjë – Fier rruga vazhdon të jetë e përmbytur. Qarkullimi i automjeteve kryhet nga rruga e vjetër.

Top Channel