Aksident në Klos-Burrel, humb jetën 28 vjeçari

05/12/2010 19:15

Një aksident i rëndë në aksin rrugor që lidh Klosin me Burrelin i ka marrë jetën një 28 vjeçari në orët e pasdites së sotme.

Sipas autoriteteve një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 28 vjeçarit Ervin Losha dhe duke plagosur dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet.

Policia ka mberritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Pista e parë mbetet e ajo e aksidentit si pasojë e terrenit rrugor të rënduar nga rrëshqitjet e dherave pas reshjeve të shumta të shiut që pëfshinë zonën ditët e fundit.

Top Channel