Topi: Shkarkimet nga HEC-et, të nevojshme

04/12/2010 13:20

Presidenti i Republikës Bamir Topi inspekton situatën në Vaun e Dejës, prej nga ku deklaroi se gjendja nga përmbytjet është e rënduar.

Kreu i vendit konfirmoi se për të përballuar situatën duhet bashkëpunimi i NATO-s, e po ashtu ai theksoi se do të kontaktojë me drejtuesit e shtetit turk.

Sipas Topit shkarkimet nga hidrocentralet janë të nevojshme, ndërsa aktualisht gjendja në diga është nën kontroll.

Top Channel