Shkodër, vijon rritja e nivelit të ujit

04/12/2010 15:10

Situata në qytetin e Shkodrës vazhdon të përkeqësohet. Uji ka hyrë sot më në brendësi të qytetit, ndërkohë që është rritur niveli i ujit në pjesët  e përmbytura më parë.

Aktualisht 7 lagje te qytetit Bahcalleku, Ajasma,Liria, Xhabiaj,Livadhe, “Salo Halili”, te cilat perfaqesojne gjysmën e qytetit jane te permbytura nga uji.

Per banoret e vetmja menyre levizje mbeten varkat pasi uji ne kete pjese te qytetit eshte rreth nje meter. Ne disa lagje ujërat e zeza kane mbuluara rruget dhe mungesa e higjienes mbetet nje alarm rreziku i vazhdueshem. Banoret ankohen edhe per mungesen e ujit te pijshem dhe ushqimeve.

Nderkohe dy prej lagjeve perballe qytetit ne Shiroke dhe Zogaj jane teresisht te izoluara nga uji. Sipas banoreve niveli i ujit ka arritur ne gati 2 metra.

E rrethuar nga gjitha anet me prurjet e lumejve dhe liqeneve, Shkodra pak nga pak po merr pamjen e nje ishulli.

Top Channel