Përmbytje edhe në Berat

04/12/2010 18:55

Reshjet e shiut që kanë rënë në qarkun e Beratit kanë shkaktuar mjaft probleme.

Vërshimi i përroit të Guakut ka shkatërruar ujësjellësin e Çorovodës.

Ndërkohë edhe një urë që lidh dy lagjet e qytetit rrezikon të shkatërrohet nga dëmtimi një këmbë të saj.

Ndërkohë disa lagje të qytetit të Beratit janë përmbytur sot nga reshjet.

Ujrat kanë vërshuar nëpër rrugë, ndërsa situata më e vështirë është krjuar me lumin Osum që është tejmbushur dhe ka rrezikuar banesa në lagjen “Goricë”.

Përmbytje të konsiderueshme ka edhe në Urën Vajgurore për shkak të ujrave të lumit Osum.

Shumë banesa janë tashmë nën ujë, ndërsa banorët janë larguar me shpejtësi prej tyre.

Top Channel