KESH raporton për situatën hidrike

04/12/2010 10:25

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar para pak castesh situatën hidrike në vend deri në orën 08:00 të ditës së sotme.

Kështu, në liqenin e Fierzës niveli i ujit ka arritur në 290.7 metra, prurjet në 1400 metra kub për sekond dhe shkarkimi në 1912 m3/s.

Në Koman niveli i ujit është 170.3 metra, prurjet 1569 m3/s dhe shkarkimet 1912 m3/s.

Nivelet më të ulëta janë në Vaun e Dejës dhe Ulëz, përkatësisht 73.5 dhe 127.7 metra, me prurje 2240 dhe 900 metër kub për sekond dhe me shkarkime 2365 dhe 1064 m3/s. Ndërsa në Shkopet niveli i ujit është 72.8 metër dhe shkarkimi 1067 m3/s.

Top Channel