Evakuimet me helikopterë

04/12/2010 20:00

Me qindra persona janë shpëtuar nga ujrat në zonat e përmbytura duke u evakuuar me helikopterët nga ajri.

Ata janë banorë të lagjeve periferike të Shkodrës, por edhe nga komunat Bërdicë, Dajc dhe Velipojë ku me mijëra familje kanë mbetur të izoluara në katet e sipërme të banesave të tyre.

Ata kanë kërkuar ndihmën dhe helikopterët e ushtrisë dhe të policisë kanë kryer dhjetra udhëtime në ditë për të larguar personat që ju rrezikohet jeta.

Të larguarit më pas dërgohen në qendrat e ndryshme për strehimin e tyre ose shkojnë pranë familjarëve të tyre.

Me një nga helikopterët u transportua edhe një person i plagosur me mjete të forta në kokë.

Ndërkohë që fusha e stadiumit të Shkodrës është kthyer në një aerodrome për helikopterët.

Aty sot mbërriti edhe një helikopter nga Mali i Zi që u soll për të transportuar studentët nga ky shtet që kryejnë studimet në Shkodër.

Ata nuk mund të udhëtojnë për në shtëpinë e tyre për shkak se rruga që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është bllokuar.

Top Channel