Berisha në Torovicë: Të evakuohet zona

04/12/2010 10:45

Kryeministri Sali Berisha vizitoi Torovicën dhe deklaron se situata atje është e rëndë duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të zonës.

Sipas kryeministrit duhet të vazhdojnë të merren masa për forcimin e argjinaturës, ndërkohë që prurjet e ujit vijojnë të jenë të mëdha.

Gjatë gjithë natës kamione të ushtrisë kanë punuar për forcimin e argjinaturës, carja e të cilës mund të sillte probleme të mëdha për zonën.

Top Channel