Transportet: Bllokime në disa akse

03/12/2010 13:25

Ministria e Transporteve njofton situatën e orëve të fundit të krijuar nga përmbytjet dhe moti i keq. Sipas një njoftimi për mediat mësohet se në superstradën Tiranë-Durrës, aksi nga City Park deri ne Marikaj,është përmbytur po punohet për zhbllokimin e kanaleve anësore.

Ndërsa në Shkodër, niveli i ujit në Harkun e Bërdicës ka arritur në 25 centimetra, uji ndodhet mbi urën e Bunës, ndërsa rruga drejt Muriqanit mbetet e bllokuar.

Po ashtu e bllokuar mbetet rruga nga Harku i Bërdicës në Velipojë, ndërsa hyrja për në Shkodër vazhdon të bëhet nga Mjeda.

Ministria njofton se mbeten të bllokuara segmentet Shkoder-Hani i Hotit,Vermosh, Bushat- Mali i Jushit Qafe Qelë-Koman,Ura e Bunës-Muriqan.

 Ndërsa në juf të vendit, aksi rrugor Vlorë-Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse.

Top Channel