Probleme në autostradën Tiranë-Durrës

03/12/2010 12:55

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar probleme në trafikun rrugor, në vecanti në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve të fundit, situata në këtë aks është rënduar edhe për shkak të mungesës së pranisë së forcave të policisë, për menaxhimin e trafikut.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklarojnë se në pjesën në afërsi të Vorës ka prurje të shumta uji që vijnë nga liqeni i Gjokajve.

Top Channel