Përmbytjet, Topi do të mbledhë Këshillin e Sigurisë

03/12/2010 15:15

Presidenti i Republikës Bamir Topi po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri-perëndim të vendit nga reshjet dhe përmbytjet e ditëve të fundit.

Kreu i vendit ka qenë i informuar në mënyrë sistematike për situatën dhe ka vijuar kontaktet me të gjithë përfaqësuesit institucionalë mbi ecurinë dhe masat që po merren për ta përballuar sa më mirë atë.

Sipas një njoftimi zyrtar të presidencës, kreu i shtetit po përgatitet për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Top Channel