Nishani-De Marnhac, diskutohet bashkëpunimi

03/12/2010 13:50

Bashkërendimi i punës mes institucioneve shqiptare dhe misionit EULEX  në  kuadër të  luftës kundër krimit të organizuar në rajon, si dhe diskutimi i çështjeve dy palëshe si ato të transferimit apo ekstradimit të personave që kërkohen në të dy anët  e kufirit, ishin në qendër të takimit të sotëm mes ministrit shqiptar të Drejtësisë Bujar Nishani dhe kreut të misionit të EULEX, Xavier Bout de Marnhac.

De Marnhac, i cili po qëndron në Tiranë deklaroi se vizita e tij ishte shumë e rëndësishme për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e drejtësisë dhe të rendit.

Ministri i Nishani nga ana e tij shprehu gatishmërinë e tij me qëllim që ndihma e ndërsjelltë në fushën e bashkëpunimit ndërgjyqësor të jetë e shpjetë dhe efikase.

Vizita e De Marnhac në Tiranë është pjesë e turit të tij në vendet e Ballkanit, konkretisht në Beograd, Podgoricë dhe Shkup.

Top Channel