Klose nuk do luajë ndaj Schalke 04

03/12/2010 19:30

Sulmuesi gjerman i Bayern Munchen, Miroslav Klose, nuk është grumbulluar nga trajneri Van Gaal për ndeshjen e fundjavës ndaj Schalke 04.

Klose nuk është stërvitur gjatë dy muajve të fundit për shkak të një problemi muskular, por mendohet të jetë gati për të mërkurën e ardhshme, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Basel.

Qendërsulmuesi 32-vjeçar nuk luan për ekipin e tij që nga java e gjashtë e Bundesligës, ose thënë ndryshe që nga fundi i muajit shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA