Maroku vendos rekord historik, 10 titullarë në 11 nuk kanë lindur në vend, por Curaçao…
Achraf Hakimi është një prej shumë marokenëve që po përpiqet që pranojë se Maroku nuk është kampion i Afrikës. Një dhimbje që shumëfishohet duke parë mënyrën sesi shkuan gjërat e për më tepër duke qenë vendi pritës i kompeticionit. Kapiteni i Marokut, mori pak ditë kohë për të thyer heshtjen e tij duke iu drejtuar rrjeteve sociale.
‘Pas disa ditëve shumë të vështira duke u përpjekur të procesoj gjithçka ndodhi, e kisha të nevojshme të shprehesha nga zemra-shkruante Hakimi në postimin e tij në rrjetet sociale-Në radhë të parë dua të falenderoj Madhërinë e tij për punën e madhe të bërë për të garantuar këtë Kupë Afrikane që është padyshim më e mira në histori dhe që mbahej në vendin tonë. Faleminderit për vizionin tuaj, mbështetjen dhe dashurinë e madhe për futbollin dhe Marokun. Falenderoj edhe presidentin tonë Lekjaa Fouzi për impenjimin total me kombëtaren dhe se besoi te në çdo etapë të rrugëtimit tonë’
Hakimi në postimin e tij padyshim nuk harroi të falendërojë as tifozët
‘Si të mos falenderoj popullin maroken? Faleminderit që ishit këtu në çdo ndeshje, çdo minutë, çdo emocion-vijonte Hakimi-ishit lojtari ynë i 12, forca jonë kur na rëndonin këmbët dhe na dhimbte zemra. Ndjem mbështetjen tuaj në Marok dhe në të gjithë botën’
Dhe më pas Hakimi i rezervoi fjalët më të mira edhe për skuadrën dhe trajnerin e tij Walid Regragui.
‘Dua të falenderoj nga zemra Walid Regragui dhe të gjithë stafin e tij e në mënyrë të veçantë, shokët e mi të skuadrës për punën e madhe, impenjimin dhe sakrificën që bëmë së bashku gjatë Kupës së Afrikës-vijoi Hakimi-ishin 35 ditë bashkëjetese, sforcimi konstant, disipline dhe uniteti. Një grup që i tregoi botës që Maroku jo vetëm konkurron, por edhe frymëzon. Sot kjo kombëtare është shndërruar në një skuadër të fortë, të respektuar dhe të admiruar, reflektimi i një vendi që ecën para me besim dhe po i tregon botës që është mes kombëtareve më të mëdha të futbollit’.
Top Channel