KESH raporton situatën në hidrocentrale

03/12/2010 08:45

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë mëngjesin e sotëm një raportim të nivelit të ujit dhe prurjeve në hidrocentralet e vendit.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, në Fierzë niveli i ujit është 290 metra, prurjet janë 1200 metra kub për sekondë, ndërsa shkarkimet 700 metër kub për sekondë.

Në Vaun e Dejës niveli i ujit është mbi 74 metra, ndërsa prurjet anësore dhe shkarkimi janë 450 dhe 2800 metër kub për sekondë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Koman, ku niveli i ujit ka shkuar mbi 170 metra, ndërkohë që prurjet anësore dhe shkarkimi në 700 dhe 2170 metër kub për sekondë.

Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës vazhdon të jetë e rëndë, me mijëra hektarë dhe shtëpi të mbuluara nga uji dhe shumë banorë të bllokuar në to.

Top Channel