Imami: Duam ndihmë nga NATO

03/12/2010 19:55

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami duke folur për Top Channel shprehet se ka kërkuar ndihmë nga NATO për të përballuar situatën e krijuar me përmbytjet në Shkodër.

Imami shtoi se gjendja e rënduar raportohet edhe në Velipojë, e cila tashmë nuk ka asnjë komunikim me pjesën tjetër të vendit dhe është kthyer në një ishull, ku për fat të keq nuk shkojnë dot as anijet e ushtrisë.

“Kemi kërkuar ndihmë. Presim ndihmë për transportin. Furnizimi është bërë në çdo zonë të përmbytur, përveç Velipojës. Anijet tona janë përpjekur për t’iu afruar po ka qenë e pamundur”, është shprehur Imami.

Top Channel