Fushë-Krujë, aksidentohet kamioni i ushtrisë

03/12/2010 13:20

Një kamion ushtrie që ishte nisur për të ndihmuar të përmbyturit është aksidentuar në Fushë-Krujë, me pasojë lëndimin lehtë të dy personave.

Sipas informacioneve të fundit kamioni doli jashtë rrugës dhe përfundoi në një kanal të mbuluar me ujë.

Ndërkohë në Fushë-Krujë gjendja mbetet e rëndë pasi një 1 mijë banesa ndodhen nën ujë, si dhe kati i parë i shkollës 9-vjecare është mbuluar nga uji.

Top Channel