HIV, në Shqipëri zyrtarisht 406 të prekur

01/12/2010 16:10

Edhe pse ne gjithe vendin numerohen 406 persona te prekur  nga HIV-AIDS, me shume se gjysma e tyre jane diagnostikuar ne stadin e fundit, te kesaj semundjeje duke e bere gati te pamundur mjekimin.

Mjeket e Institutit te Shendetit Publik kane saktesuar se gjate ketij viti jane identifikuar 41 raste te reja, nga te cilet vetem tre kane kryer analizat me inisiativen e tyre.

“Kete vit 34 përqind e rasteve të reja kanë qenë femra të infektuara, gjë që është më e lartë se sa mesatarja. Në total mbetemi në shifra të ulëta të testit vullnetar”, tha specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi.
 
Kreu i Shendetesise Petrit Vasili tha se shoqeria shqiptare paragjykon persona e prekur me HIV, nje dukuri qe duhet te ndryshoje.

65 % e rasteve i përkasin grupmoshës 25-45 vjec, e cilësuar grupmoshë seksualisht aktive. Në QSUT, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, marrin terapi 125 persona që jetojnë me HIV dhe 21 fëmijë me HIV trajtohen në pediatrinë e QSUT-së.

Edhe bashkia e Tiranes ka organizuar nje stende, ku cdo person ka mundur te marre informacionet e duhura per parandalimin e kesaj semundjeje.

Top Channel